Real Madrid ka publikuar formacionin zyrtar për përballjen kundër Juventusit në fazën e 1/16 të FIFA Club World Cup 2025, një ndeshje që pritet me interes të madh nga tifozët në mbarë botën.
Formacioni i Real Madrid:
Courtois, Trent Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen, Fran Garcia,
Tchouameni, Valverde, Arda Güler, Bellingham,
Vinicius Jr., Gonzalo Garcia
Siç ishte parashikuar, Antonio Rüdiger starton në qendër të mbrojtjes, ndërsa talenti i ri Gonzalo Garcia përfshihet në formacionin titullar. Kylian Mbappé, i cili është rikuperuar nga një problem shëndetësor që e mbajti jashtë fushave për disa javë, nis nga stoli dhe pritet të jetë një armë shtesë për trajnerin në pjesën e dytë.
Formacioni i Juventus (ende jo zyrtar):
Di Gregorio, Kalulu, Gatti, Kelly, Thuram,
Locatelli, Costa, Cambiasso, Conceicao, Yildiz, Kolo Muani
Bardhezinjtë pritet të dalin në fushë me një përzierje mes përvojës dhe rinisë, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i formacionit pak para nisjes së ndeshjes.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të formatit të ri të Kampionatit Botëror për Klube, me Realin dhe Juven që përballen për një vend në çerekfinale.
Komente