Zjarri përfshin një banesë në Memaliaj – Dyshohet shkëndijë elektrike si shkak

Zjarri përfshin një banesë në Memaliaj – Dyshohet shkëndijë elektrike si shkak

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen nr. 3 të Memaliajt pasditen e sotme, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale në një godinë kolektive njëkatëshe.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e Fotini Karaj, e cila jeton në një ndërtesë të tipit kolektiv. Flakët janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, zjarri ka dëmtuar një pjesë të çatisë së banesës, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të godinës.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një lidhje e shkurtër në instalimet elektrike brenda banesës, megjithatë hetimet e plota pritet të përcaktojnë saktësisht origjinën e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Autoritetet lokale dhe zjarrfikësit vijojnë monitorimin e situatës për të garantuar sigurinë e plotë të banorëve.

Lajmi nga: Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri

Marieta Mërkuri

Profesioniste në fushën e medias dhe edukimit, me përvojë të gjatë në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative me fokus në etikën dhe komunikimin.

Komente

-