Zjarri përfshin një banesë në fshatin Lalar të Fierit – Dyshohet bombul gazi si shkak

Zjarri përfshin një banesë në fshatin Lalar të Fierit – Dyshohet bombul gazi si shkak

Fier, 12 qershor – Një banesë private në fshatin Lalar, në bashkinë Fier, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Dy mjete të shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

E zonja e shtëpisë, Fiqerete Bregu, ka deklaruar se zjarri shpërtheu papritur dhe se ndërhyrja e menjëhershme e fqinjëve ishte vendimtare për të mbajtur flakët nën kontroll deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Nga ana tjetër, shefi i shërbimit zjarrfikës së bashkisë Patos, Alket Halimi, bëri të ditur se sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombul e vogël gazi që ndodhej në banesë.

Duke iu referuar rasteve të përsëritura të shpërthimeve nga bombulat e gazit në banesa, Halimi bëri apel për kujdes të shtuar nga qytetarët që i përdorin ato në përditshmëri. “Çdo pakujdesi në përdorimin e bombulave të gazit mund të kthehet në rrezik serioz për jetën dhe pasurinë,” u shpreh ai.

Fatmirësisht, në këtë rast nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-