Flakët kanë përfshirë ullishte dhe sipërfaqe me shkurre të thata në fshatin Sejmenas, njësia administrative Fier-Shegan, Bashkia Lushnje. Tre mjete zjarrfikëse të Lushnjes, dhjetëra efektivë policie dhe banorët e zonës u angazhuan për rreth dy orë për të mbajtur zjarrin larg banesave.
Aktualisht situata është nën kontroll dhe po monitorohen nga afër vatrat e mbetura. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në rrjetin shpërndarës të fshatit.
Grupi hetimor dhe specialistët e Policisë së Shtetit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente