Zjarri në masivin pyjor Lofkënd-Drenie, në Fier – Rreziku vijon të rritet me erën e mesditës

Zjarri në masivin pyjor Lofkënd-Drenie, në Fier – Rreziku vijon të rritet me erën e mesditës

Në qarkun e Fierit vijon prej katër ditësh një vatër zjarri në ekonominë pyjore Lofkënd-Drenie. Terreni i thyer dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të trupave operacionale në zonën e prekur.

Sipas autoriteteve, sot në operacion janë angazhuar:

3 mjete zjarrfikëse

30 efektivë të MZSH

25 trupa të Forcave të Armatosura

20 forca bashkiake

Flakët aktualisht kanë intensitet të ulët, por rreziku i përhapjes rritet me fillimin e erës rreth mesditës. Fatmirësisht, nuk raportohen banesa apo njësi ekonomike në rrezik.

Autoritetet mbeten në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm për monitorimin e situatës, ndërsa puna për izolimin e vatrës vijon.

Lajmi nga: Marsela Topi
Media e dytë
Marsela Topi

Marsela Topi

E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.

Komente

-