Zjarri në Leshnicë, aktiv prej 5 ditësh – Helikopteri mbërrin për ndërhyrje nga ajri

Zjarri në Leshnicë, aktiv prej 5 ditësh – Helikopteri mbërrin për ndërhyrje nga ajri

Leshnicë, Finiq – 6 korrik 2025 – Prej pesë ditësh flakët vijojnë të djegin kullota dhe sipërfaqe pyjore në afërsi të fshatit Leshnicë e Poshtme, në Bashkinë Finiq, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe zonat përreth.

Vatra aktive ndodhet në malin e Slugarës, në drejtim të kufirit grek, ndërsa përpjekjet nga toka janë penguar nga terreni i thepisur dhe pyjet e dendur.

Kryetari i Bashkisë Finiq, Romeo Çakuli, i është drejtuar zyrtarisht prefektit të qarkut Vlorë, Flamur Nesturi, për ndihmë urgjente, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit pavarësisht përpjekjeve me forcat në terren.

Pak minuta më parë ka mbërritur helikopteri, i cili pritet të kryejë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve dhe mbajtjen nën kontroll të situatës, që po shkon drejt një emergjence të plotë mjedisore.

BluTV do të vijojë të raportojë në kohë reale për ecurinë e operacionit dhe pasojat e shkaktuara nga flakët në këtë zonë të ndjeshme.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-