Vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit vijon të jetë ende aktive, pavarësisht përpjekjeve për ta vënë nën kontroll. Gjatë natës është kryer ndërhyrje nga ajri, por për shkak të errësirës dhe kushteve të vështira në terren, situata është tentuar të mbahet nën kontroll deri në rifillimin e operacionit mëngjesin e sotëm.
Sipas burimeve nga terreni, gjatë natës është shënuar riaktivizim i flakëve në disa pika të zjarrit. Përveç forcave zjarrfikëse që ndodhen në vendngjarje, ditën e sotme në operacion do të përfshihen edhe trupa të ushtrisë që do të ndërhyjnë nga toka për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Autoritetet lokale dhe emergjencat civile janë në ndjekje të situatës, ndërsa apelohet për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës për të shmangur rrezikun ndaj jetës dhe pronës. Operacioni pritet të vijojë gjatë ditës me intensitet të shtuar, në varësi të kushteve atmosferike dhe drejtimit të erës.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente