Në bashkinë Finiq vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në kufirin mes fshatrave Grazhdan (njësia administrative Livadhja) dhe Malçan (njësia administrative Dhivër). Sipas informacioneve të orës 06:30 të datës 2 korrik 2025, flakët janë përqendruar aktualisht në një zonë pyjore me pisha, duke përbërë ende rrezik për shtrirjen e mëtejshme të zjarrit.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse gjatë natës, është bërë e mundur eliminimi i rrezikut për banesat në fshatin Grazhdan. Operacioni përqendrohet tani në shuarjen e vatrës që po zbret drejt zonës së banuar të fshatit Malçan.
Në terren janë angazhuar:
Forcat e MZSH Finiq, me 3 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë,
Mbështetje nga MZSH-të e Himarës, Sarandës, Delvinës dhe Konispolit, me nga 1 automjet dhe 3 efektivë secila,
6 punonjës të shërbimit pyjor,
12 vullnetarë, të organizuar nga bashkia dhe banorët e zonës.
Forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, por mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të siguruar mbrojtjen e zonave të banuara. Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim dhe raportim të menjëhershëm në rast të vërejtjes së vatrave të reja.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente