Zjarri në Dukat - Ndërhyrje nga Ajri dhe Terren për Të Ndaluar Avancimin e Flakëve

Zjarri në Dukat - Ndërhyrje nga Ajri dhe Terren për Të Ndaluar Avancimin e Flakëve

Situata në Dukat mbetet e tensionuar edhe këtë të diel, ku forcat zjarrfikëse dhe emergjenca civile po vazhdojnë punën intensivisht për të kontrolluar flakët që rrezikojnë të përhapën edhe më tej. Pasi zjarri u riaktivizua gjatë mëngjesit të së shtunës, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndihmuar nga era e fortë në zonë, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Përballë një terreni shumë të thepisur, ndërhyrja e forcave në terren ka qenë tepër e vështirë, por punë intensive është kryer gjatë gjithë ditës së shtunë dhe po vazhdon këtë mëngjes. Si masë shtesë, janë angazhuar edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po bashkëpunojnë me zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës civile. Ndërkohë, në ndihmë të forcave në terren është dërguar një helikopter, i cili po hedh ujë për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Frika kryesore mbetet avancimi i flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, ndaj po punohet me të gjitha mjetet dhe nga të dyja drejtimet – nga ajri dhe nga toka – për të shuar zjarrin sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas informacioneve të konfirmuara deri tani, është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë, shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe po punojnë për të parandaluar çdo rrezik tjetër për jetën dhe pasuritë natyrore të zonës.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-