Zjarri që shpërtheu në Dhivër, në bashkinë Finiq, ka përshkuar një sipërfaqe të gjerë dhe është përhapur me shpejtësi drejt fshatit Çerkovic, për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve të zjarrfikësve nga tre bashki për të frenuar përhapjen e flakëve.
Në ndihmë të forcave lokale janë angazhuar:
- 1 mjet me 3 efektivë nga MZSH Sarandë
- 1 mjet me 3 efektivë nga MZSH Delvinë
- 1 mjet me 3 efektivë nga MZSH Konispol
Gjithashtu, për të përballuar shpërndarjen e zjarrit në zonën e Çerkovicit, është aktivizuar një helikopter që kryen ndërhyrje nga ajri për të lokalizuar dhe ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunimin e banorëve të zonës për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe njoftojnë se monitorimi dhe ndërhyrja do të vazhdojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit.
Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.
Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.
Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV
Komente