Zjarri kërcënon pyllin e Sodës – arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Zjarri kërcënon pyllin e Sodës – arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe rrezik për zonat përreth, përfshirë edhe pyllin e mbrojtur të Sodës.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, ku i arrestuari, shtetasi E. I., banues në lagjen “24 Maji”, kishte ndezur zjarr në dy raste të njëpasnjëshme: më 30 qershor rreth orës 20:50 dhe më 1 korrik, në mesditë.

Sipas policisë, veprimet e tij përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për qendrën e banuar dhe për zonën e mbrojtur të pyllit të Sodës, ndërsa tymi dhe përhapja e flakëve kanë ndotur rëndë mjedisin përreth.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale “Ndotja e ajrit”, sipas nenit 201 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj mjedisit dhe të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie në numrin pa pagesë 112.

#AngazhimPërkushtimSakricë
#TëVendosurKundërKrimit
#NëShërbimTëQytetarëve

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-