Zjarri kërcënon banesat dhe bizneset në Borsh, Piqeras dhe Sasaj – Aksion nga ajri me dy helikopterë për shuarjen e flakëve

Zjarri kërcënon banesat dhe bizneset në Borsh, Piqeras dhe Sasaj – Aksion nga ajri me dy helikopterë për shuarjen e flakëve

Një zjarre masiv në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës që nga dje, duke u përhapur shpejt për shkak të erës së fortë. Për të përballuar këtë situatë, aksioni ka rinisur mëngjesin e sotëm me dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh kanë arritur të vendosin perimetra sigurie gjatë natës, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat e banuara. Policia e Shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile kanë ndërhyrë për të ndihmuar banorët dhe pushuesit, duke shoqëruar 40 persona drejt zonave të sigurisë.

Operacioni vazhdon në terren, me zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura që po bashkërendojnë veprimet e tyre me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik dhe parandaluar përhapjen e flakëve.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-