Në Finiq, flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen si nga ajri, me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.
Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment. Autoritetet mbeten në vigjilencë të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.
Ndërkohë, në Mirditë vijojnë operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit me mbështetjen e mjeteve ajrore. Avioni Canadair nga Italia ka realizuar deri tani 7 hedhje mbi flakët, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.
Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën intensive të forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, me synimin për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente