Zjarrefikësit e Gjirokastrës janë angazhuar vazhdimisht për të luftuar flakët dhe për të izoluar vatrat e zjarrit që po rrezikojnë pyllin e mbrojtur në fshatin Zhulat, si dhe për menaxhimin e situatës në malin e fshatit Fushbardhë.
Përballë një terreni tejet të vështirë dhe të thepisur, forcat e MZSH (Ministria e Mbrojtjes) kanë bërë të mundur izolimin e të gjitha vatrave të arritshme. Megjithatë, disa zona të paarritshme kanë mbetur ende aktive, për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë nga toka. Në këto kushte, pritet ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera të rrezikshme.
Në fshatin Fushbardhë, nga ora 04:00 deri në orën 17:10, vatrat e zjarrit u izoluan plotësisht, duke parandaluar çdo përhapje të mëtejshme në zona të banuara dhe të rrezikshme. Megjithatë, për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike, zjarri mbetet i menaxhueshëm vetëm me ndihmën e mjeteve ajrore.
Në pamundësi të ndërhyrjes më tej nga toka, trupat zjarrefikëse dhe forcat mbështetëse të Gjirokastrës do tërhiqen, duke mbetur në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim të mëtejshëm dhe për t’u rikthyer në terren në rast nevoje.
15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.
Komente