Zjarre në Kurorën e Gjelbër të Zhulatit, Bashkia Gjirokastër – Ndërhyrje e vështirë nga toka, kërkohet ndërhyrje ajrore

Zjarre në Kurorën e Gjelbër të Zhulatit, Bashkia Gjirokastër – Ndërhyrje e vështirë nga toka, kërkohet ndërhyrje ajrore

Një vatër zjarri ka shpërthyer në Kurorën e Gjelbër të Zhulatit, në Bashkinë Gjirokastër që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri ka nisur rreth orës 4:00 nga fshati Zhulat dhe po përhapet në një terren të vështirë malor. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po hasin vështirësi të mëdha për të ndërhyrë për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për mjetet zjarrfikëse.

Në terren janë angazhuar 14 zjarrfikës, 20 ushtarë të Forcave të Armatosura, 7 forca nga Agjencia Rajonale e Shërbimeve Publike (ARSH), dhe 30 punonjës të Bashkisë Gjirokastër. Megjithatë, të gjithë efektivët po përballen me vështirësi të mëdha, pasi për të mbërritur në vatrën e zjarrit, ata duhet të ecin për rreth 4-5 orë me këmbë për shkak të terrenit malor dhe të thyer.

Duke parë këtë situatë, ndërhyrja ajrore është konsideruar si e domosdoshme për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pyllin me bredha që rrezikohet nga zjarri. Ndërhyrja nga ajri është e nevojshme për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur pasojat e mëtejshme nga ky zjarr.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-