Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki të vendit, përfshirë Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Delvinën, Vau i Dejës, Malësinë e Madhe, Tiranën, Kavajën, Beratin, Kuçovën, Skraparin dhe Elbasanin.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave të emergjencës, të gjitha vatrat janë vënë nën kontroll dhe nuk ka pasur dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë, flakët kanë shkrumbuar rreth 35.9 hektarë, kryesisht me shkurre dhe barishte.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:
266 forca operacionale,
35 automjete zjarrfikëse,
dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura,
ndërsa monitorimi ajror u garantua nga dronët e Forcës Ajrore, të cilët po patrullojnë pa ndërprerje në zonat më të rrezikuara nga flakët.
I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, në nivel vendor dhe qendror, mbetet në gatishmëri të plotë, duke ndjekur nga afër çdo zhvillim.
Ndërkohë, dy lëkundje tërmeti u raportuan këtë mëngjes:
e para me magnitudë 3.9, thellësi 15 km, me epiqendër në Fushë-Krujë, Durrës,
dhe e dyta me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr, Tiranë.
Fatmirësisht, nuk janë raportuar dëme në njerëz apo ndërtesa.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme priten reshje shiu lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë.
Sa i përket rrezikut nga zjarret:
Qarku Fier është në nivel rreziku “TË LARTË”,
ndërsa qarqet e tjerë janë në nivel “MODERUAR”.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri apo rreziku pranë institucioneve vendore apo në numrin emergjent 112.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente