Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në zonën e njohur si “Ura e Daullasit” në Fier, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për neutralizimin e flakëve, të cilat ndodhen shumë pranë shtyllave të tensionit të lartë. Për të shmangur ndonjë rrezik më të madh, është marrë masa e stakimit të energjisë elektrike në zonë.
Zjarrfikësit po përballen me vështirësi për shkak të kushteve atmosferike, ndërkohë që autoritetet u bëjnë apel banorëve dhe fermerëve të mos ndezin zjarre në natyrë, pasi pasojat mund të jenë serioze për njerëzit, mjedisin dhe infrastrukturën.
BluTV do të vijojë të raportojë mbi situatën në kohë reale.
Komente