Zjarr në Sheqishtë të Roskovecit gjatë punimeve për vaditjen e tokave bujqësore

Zjarr në Sheqishtë të Roskovecit gjatë punimeve për vaditjen e tokave bujqësore

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Sheqishtës, në bashkinë Roskovec, gjatë punimeve për vendosjen e tubacioneve plastike në kuadër të një investimi të Bordit të Kullimit. Punimet po kryheshin për të siguruar ujë vaditës nga kënetat e Roskovecit, por gjatë procesit të saldimit, tubat janë përfshirë nga flakët.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke mbuluar gjithë zonën me re të dendura tymi të zi. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e rrezikut për zonën përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende shkalla e dëmeve materiale të shkaktuara. Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e incidentit.

Lajmi nga: BLU TV Reports
Media e dytë

Komente

-