Një vatër zjarri është evidentuar këtë mëngjes në zonën e Sevasterit ku flakët kanë avancuar shpejt duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre. Ndërhyrja në terren është shumë e vështirë për shkak të kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve siç janë temperaturat e larta dhe era që fryn në zonë.
Aktualisht situata është duke u monitoruar nga shërbimet e zjarrfikësve të Selenicës. Nëse zjarri vazhdon të përhapet, mund të kërkohet ndërhyrje ajrore për të frenuar përhapjen e flakëve. Zjarri ndodhet në një lartësi të madhe, afër malit të Sevasterit, duke bërë ndërhyrjen nga toka thuajse të pamundur.
Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe i shkaktuar për hapjen e kullotave duke krijuar tashmë një situatë problematike për zonën. Pranë vatërës së zjarrit ndodhen stane të cilat janë në rrezik nga flakët ndërsa aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Autoritetet janë në gatishmëri për të reaguar në çdo moment për të shmangur çdo pasojë më të rëndë.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente