Zjarr në një parcelë kullote në Gjirokastër, shmanget përhapja drejt zonës urbane

Zjarr në një parcelë kullote në Gjirokastër, shmanget përhapja drejt zonës urbane

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një parcelë kullote në fshatin “Arshi Lengo”, në territorin e Bashkisë Gjirokastër.

Menjëherë pas sinjalizimit, dy mjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonës urbane, në pjesën jugperëndimore të qytetit.

Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të shërbimeve të emergjencës, zjarri është vendosur nën kontroll. Aktualisht, vijon operacioni në terren për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar rindezjen në sipërfaqet me bimësi të thatë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë temperaturave të larta dhe të njoftojnë menjëherë për çdo vatër të mundshme zjarri.

Lajmi nga: Elton Nika
Media e dytë
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-