Prej dy ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e fshatit Dukat, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të mbuluar me bimësi të dendur.
Forcat zjarrfikëse janë angazhuar intensivisht për të vënë nën kontroll flakët, por përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve që të çojnë pranë vatrave të zjarrit. Për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme është realizuar ndërhyrje edhe nga ajri me helikopterë për të frenuar përhapjen e flakëve.
Zjarri ka përfshirë kryesisht zona të mbuluara me pisha, bredha dhe bimësi të dendur, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin natyror të zonës.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë edhe sot, me forcat në terren të angazhuara në mënyrë intensive për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente