Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe ullishte. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe autoritetet lokale.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë angazhuar intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme. Sipas burimeve të terrenit, ndërhyrja është vështirësuar nga era e fortë dhe terreni kodrinor i thyer, që e bën shumë të vështirë ndërhyrjen dhe kontrollimin e flakëve.
Aktualisht, po punohet për të shmangur rrezikun për banesa dhe të tjera pasojë të mundshme, ndërsa situata është duke u monitoruar nga autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse.
Komente