Zjarr i fuqishëm në fushën pranë fshatit Zvërnec – dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, rrezikohen bizneset turistike

Zjarr i fuqishëm në fushën pranë fshatit Zvërnec – dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, rrezikohen bizneset turistike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe të madhe fushe pranë fshatit Zvërnec, duke rrezikuar seriozisht bizneset turistike që ndodhen në afërsi të zonës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, pushuesit e trembur janë larguar nga zona, jo vetëm për shkak të flakëve, por edhe për shkak të tymit të dendur që ka mbuluar zonën.

Në ndihmë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë orientuar pushuesit dhe turistët drejt plazhit të Zvërnecit, duke u bërë thirrje të evitojnë zonën e përfshirë nga flakët.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësit e mundshëm të ngjarjes, ndërsa situata po monitorohet në terren.

Lajmi nga: Elton Nika
Media e dytë
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-