Në kuadër të Programit Kombëtar të Arsimit Bazë (PKAB), është zhvilluar sot provimi i tretë për nxënësit e klasave të nënta, në lëndën “Gjuhë e huaj”.
Në juridiksionin e Zyrës Vendore Arsimore Vlorë–Himarë, procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe të organizuar në 14 qendra provimi, të shpërndara sipas strukturës së shkollave përkatëse. Në total morën pjesë 1033 nxënës.
Për mbarëvajtjen e këtij provimi u angazhuan 14 Përgjegjës të Administrimit të Provimit (PAP) dhe 89 administratorë, të cilët ndoqën nga afër çdo hap të procesit, duke garantuar standarde të larta dhe transparencë maksimale.
Zyra Vendore Arsimore Vlorë–Himarë vlerëson angazhimin e të gjithë aktorëve dhe u uron suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës.
Efrosina Papa, gazetare me një karrierë 26-vjeçare në median e Vlorës, është një zë i dalluar i informimit lokal, që ka ndërtuar me përkushtim urën mes qytetarëve dhe ngjarjeve të ditës. Ajo është e njohur për pasqyrimin e drejtë dhe të ndershëm të realitetit, me vëmendje të veçantë ndaj historive njerëzore dhe figurave punëtore të komunitetit.
Komente