Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se Kievi “vlerëson dhe mbështet plotësisht” qëndrimin e përbashkët të udhëheqësve kryesorë europianë mbi arritjen e një paqeje të drejtë në Ukrainë, duke theksuar se kjo është në interesin e sigurisë së vendeve të kontinentit.
“Fundi i luftës duhet të jetë i drejtë dhe jam mirënjohës ndaj të gjithëve që qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë sot, për hir të paqes në Ukrainë, e cila po mbron interesat jetësore të sigurisë së kombeve tona europiane,” shkroi Zelensky në Telegram.
Deklarata e tij vjen në prag të takimit të pritshëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, ndërsa liderët europianë kanë theksuar se rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e Kievit. Sipas tyre, çdo negociatë duhet të zhvillohet vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose reduktimi të armiqësive dhe përmes një qasjeje që kombinon diplomacinë aktive.
Komente