Zbulohet shkaku i Zjarrit të avionit Jeju Air - Gabimi i Pilotëve, Familjet e Viktimave Protestojnë Kundër Gjetjeve

Zbulohet shkaku i Zjarrit të avionit Jeju Air - Gabimi i Pilotëve, Familjet e Viktimave Protestojnë Kundër Gjetjeve

Hetuesit koreanë jugorë raportohet se kanë arritur në përfundimin se gabimi i pilotëve ishte shkaku kryesor i aksidentit tragjik të avionit Jeju Air më 29 dhjetor 2024, ku humbën jetën 179 nga 181 personat në bord. Aksidenti ndodhi gjatë një tentativi për ulje emergjente në aeroportin Muan.

Sipas burimeve të afërta me hetimin gjetjet paraprake sugjerojnë se pilotët kanë fikur gabimisht motorin e gabuar pas një goditje nga një zog. Burimi i informoi Reuters se të dhënat e marra nga regjistruesi i zërit të kabinës, kompjuteri i fluturimit dhe një ndërrues motori i gjetur në rrënojat e avionit tregojnë se ishte fiku motorin e majtë, i cili ishte më pak i dëmtuar në vend që të fiknin motorin e djathtë pak para tentativës fatale për ulje.

Megjithatë, familjet e viktimave kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj atribuimit të gabimit te pilotët. Ata argumentojnë se përfundimet e hetuesve janë bërë publike shumë herët, pasi raporti zyrtar ende nuk është lëshuar. Familjet kërkojnë një rishikim më të plotë të të gjitha faktorëve që kontribuan në këtë tragjedi.

Ekipa e hetuesve mbron se dëshmitë e mbledhura deri tani janë të qarta dhe nuk do të ndryshojnë, por konfirmimi zyrtar i këtyre gjetjeve ende nuk është bërë, pasi raporti përfundimtar nuk është publikuar ende.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-