Zbulohet në Kamëz magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false

Zbulohet në Kamëz magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false

Në Kamëz është zbuluar një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Në pranga ka përfunduar një shtetas turk, ndërsa një tjetër shtetas turk është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi sasi të mëdha veshjesh dhe këpucësh, makineri lazeri për printim dhe stampim, stampa dhe logo të markave të njohura ndërkombëtare, një aparat celular, si dhe sende dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Operacioni u zhvillua pas administrimit të informacionit se në Kamëz magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave u viheshin logo false. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Brands 2”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset L. M., Sh. M. dhe Sh. B., punonjëse në këtë magazinë.

Nga veprimet hetimore, shërbimet e Policisë konstatuan se në ambientet e magazinës ndodheshin mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimet doganore, si dhe pajisje të posaçme për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-