Detaje të reja janë zbuluar ka zbuluar mbi bashkëpunëtorët e Flodian Plakut i cili u arrestua mbas një operacioni të gjerë policor në Orikum. Pasi ishte vënë nën vëzhgim për rreth dy muaj Plaku u kap në një hotel ku fshihej ndërkohë që autoritetet zbuluan edhe rolet e disa personave që i siguronin "të gjitha kushtet" gjatë periudhës që ai po qëndronte atje.
Bashkëpunëtorët e tij:
- Albano Lapshi, i arrestuar gjatë operacionit, është personi që i çonte ushqim Flodian Plakut në hotel.
- Armando Dano, i njohur si "Berberi", ishte ai që shkonte për të qethur Plakun gjatë qëndrimit të tij.
- Ligor Doko, pronar i hotelit ku Plaku u arrestua, ndihmoi në fshehjen e tij.
Julian Aliaj, një tjetër i arrestuar gjatë operacionit, u kap me një pistoletë dhe rezulton të ketë pasur një të shkuar të njohur me drejtësinë për trafik droge.
Policia kishte ndjekur me kujdes lëvizjet e Flodian Plakut dhe bashkëpunëtorëve të tij për disa javë duke ndjekur lëvizjen e Albano Lapshit dhe Armando Danos të cilët u drejtuan drejt hotelit në momentin kur u bë ndërhyrja. Pas arrestimit të Plakut forcat e rendit kapën edhe Julian Aliajn i cili mbante një armë zjarri dhe ishte i njohur për lidhjet e tij me trafikun e drogës.
Ndërhyrja dhe arrestimi i Plakut dhe bashkëpunëtorëve të tij është pjesë e një operacioni të gjerë të policisë që ka si qëllim goditjen e grupeve kriminale që operojnë në vend. Policia vazhdon hetimet për të zbuluar më shumë lidhje dhe detaje në lidhje me aktivitetet e Flodian Plakut dhe bashkëpunëtorëve të tij
Komente