Yuri Kim vazhdon detyrën në DASH por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar

Yuri Kim vazhdon detyrën në DASH por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar

Vendimi i firmosur nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, për shkarkimin e rreth 1300 punonjësve të Departamentit të Shtetit (DASH) ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka nxitur protesta jashtë godinës së DASH-it, ku një numër i madh i punonjësve u larguan me emocionet e dukshme dhe sendet personale në duar.

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka qenë mes protestuesve, duke u solidarizuar me kolegët e saj të shkarkuar. Kim, e cila aktualisht mban postin e Këshilltares së Lartë për Efikasitet dhe Llogaridhënie për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, është parë duke përqafuar dhe ngushëlluar ish-kolegët, ndërsa është shprehur se kjo është një "ditë e dhimbshme për Shërbimin e Jashtëm."

Protestuesit e konsideruan këtë vendim si një “goditje” për ata që kanë kontribuar gjatë viteve dhe e vlerësuan si një pastrim politik që po dëmton profesionalizmin në diplomaci. Pankarta si "Jo spastrim politik" dhe "Ruani profesionalizmin në diplomaci" ishin të pranishme gjatë protestës.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta, ku disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të diplomacisë amerikane e shohin këtë si një përpjekje për të forcuar kontrollin politik mbi institucionin, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një nismë të nevojshme për përmirësimin e efikasitetit të DASH-it, një departament që shpesh ka qenë nën kritika për shfrytëzimin e burimeve dhe për mungesën e rezultateve të dukshme.

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-