Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Fier, ku një vajzë ka vrarë babain e saj dhe ka tentuar të fshehë krimin me ndihmën e nënës.
Mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Frashër të Fierit është regjistruar një vrasje e rëndë ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama ka vrarë babain e saj, Anesti Rama duke e mbytur me një tel elektrik. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka shkaktuar reagime të shumta ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe dinamiken e ngjarjes.
Sipas hetimeve paraprake, pas një debati për motive të dobëta, Ermalinda ka ushtruar dhunë mbi të atin dhe e ka mbytur me telin elektrik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, ajo ka bashkëpunuar me nënën, 53-vjeçaren Vjollca Rama, për të pastruar trupin e viktimës dhe për të inskenuar ngjarjen si një aksident.
Ermalinda ka telefonuar vetë policinë, duke pretenduar se babai kishte humbur jetën në rrethana të paqarta. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, hetuesit kanë konstatuar mospërputhje në dëshmitë e saj. Pas disa orësh, ajo ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe i kishte kufizuar lirinë, duke i ndaluar t'i vishte si donte.
Pas hetimeve intensive, Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka organizuar operacionin e koduar “Inskenimi”. Ky operacion ka zbardhur autorësinë e plotë të krimit dhe ka çuar në arrestimin e nënës së 26-vjeçares, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar për fshehjen e krimit.
Burimet e policisë bëjnë të ditur se, pas vrasjes, jo vetëm që Ermalinda dhe nëna e saj kanë pastruar trupin e viktimës, por gjithashtu kanë dëmtuar trupin në disa pjesë për të krijuar mundësinë e një vdekjeje aksidentale. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se shkaku i vdekjes ishte mbytja.
Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe hetimet po vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht rolin e të dyja grave në këtë ngjarje tragjike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente