Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka nisur procedim penal për 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Delvinë.
Të arrestuarit:
J. Sh., 49 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, pasi u përfshi në një aksident me tre automjete, duke qenë në gjendje të dehur. Fatmirësisht, pati vetëm dëme materiale.
H. K., 31 vjeç, banues në Ksamil, u ndalua nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, më datë 20.06.2025.
Të proceduarit penalisht:
K. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, Forcat “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë sportive.
F. V., 58 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, procedohet për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
A. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë, për refuzim të testit të alkoolit pas një përplasjeje me automjet në rrugën “Butrinti”, Sarandë.
A. B., 39 vjeç, banues në Tropojë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe përplasjen e katër automjeteve të parkuara në Himarë.
Ngjarje të tjera të referuara për vlerësim:
Në fshatin Borsh, më 20 qershor, M. K., 67 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët gjatë punimeve në banesë, duke pësuar dëmtime në kokë.
Në Delvinë, në vendin e quajtur “Kalcun”, P. D., 73 vjeç, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë mbledhjes së bimëve mjekësore.
Në Sarandë, më 21 qershor, ndodhi një aksident mes dy automjeteve, tip “Audi” dhe “Toyota”, në lagjen nr. 2. Të dy drejtuesit, D. H. dhe R. B., morën ndihmë mjekësore në spital.
Të gjitha materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Vlorës vijon kontrollet dhe veprimet ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente