Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion të shtetaseve të huaja. Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, është zbuluar një apartament i marrë me qira në lagjen "Pavarësia 3", i cili përdorej për veprimtari të paligjshme.
Organizatorja, një 43-vjeçare me shtetësi spanjolle
Policia ka shpallur në kërkim shtetasen A. A., 43 vjeçe, banuese në Spanjë, e dyshuar si organizatore e rrjetit të prostitucionit. Ajo akuzohet se kishte marrë me qira apartamentin ku shfrytëzonte për prostitucion gra të huaja.
Tre shtetase nga Venezuela procedohen penalisht
Në vijim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetase venezuelase, të identifikuara si:
R. L., 25 vjeçe
K. C., 30 vjeçe
H. S., 30 vjeçe
Të treja banonin në Vlorë dhe dyshohet se ushtronin prostitucion në ambientin e marrë me qira nga shtetasja spanjolle.
Hetimet vijojnë
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e organizatores së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente