Vlorë – Zbulohet rrjet prostitucioni me shtetase të huaja, shpallet në kërkim një organizatore kineze

Vlorë – Zbulohet rrjet prostitucioni me shtetase të huaja, shpallet në kërkim një organizatore kineze

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetase kineze të dyshuar si organizatore e aktivitetit kriminal.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, pas informacioneve të siguruara mbi ushtrimin e prostitucionit në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Veprimet hetimore
U shpall në kërkim shtetasja kineze M. Y., 36 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset kineze Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, pasi ofronin shërbime kundrejt pagesës.

U proceduan penalisht edhe shtetasi shqiptar A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, të cilët u konstatuan në ambientet ku zhvillohej aktiviteti, në rolin e klientëve.

Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e organizatores së shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-