Strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me komisariatet përkatëse, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, po vijojnë me kontrollet intensive në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare të qarkut.
Gjatë kontrolleve të fundit në zonën e Radhimës, u konstatua një hapësirë e zënë në mënyrë të paligjshme me 24 çadra dhe shezlongë, të vendosura pa lejet përkatëse. Policia ndërhyri duke liruar menjëherë zonën, ndërsa çadrat dhe shezlongët u sekuestruan.
Në lidhje me këtë rast, u procedua penalisht shtetasi O. R., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e vijës bregdetare të Qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e aksesit të lirë të qytetarëve në hapësirat publike të plazheve.
Policia e Vlorës u bën thirrje të gjithë subjekteve private dhe pronarëve të bizneseve që operojnë përgjatë bregdetit, të respektojnë ligjin dhe të shmangin zënien e hapësirave publike, pasi do të përballen me masa të rënda penale dhe administrative.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente