Vlorë – Rreth 200 gjoba për parkime të gabuara në vetëm 3 ditë, mbi 25 automjete tërhiqen me karrotrec

Vlorë – Rreth 200 gjoba për parkime të gabuara në vetëm 3 ditë, mbi 25 automjete tërhiqen me karrotrec

Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në rrugët e qytetit, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve dhe pushuesve gjatë sezonit turistik. Vetëm në 3 ditët e para të muajit korrik, janë vendosur rreth 200 masa administrative ndaj drejtuesve që kanë parkuar gabim dhe kanë penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe mjeteve.

Në fokus të shkeljeve kanë qenë:

Parkimet mbi rrugëkalimet e këmbësorëve

Bllokimi i akseve rrugore duke penguar qarkullimin normal

Sipas njoftimit zyrtar të DVP Vlorë, mbi 25 automjete janë larguar me karrotrec, pasi janë konstatuar si pengesë serioze në qarkullimin rrugor.

Policia apelon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të parkojnë vetëm në vendet e lejuara. Në të kundërt, do të përballen me masa administrative sipas Kodit Rrugor, ndërsa automjetet do të largohen menjëherë nga rruga.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha rrugët urbane dhe ndërurbane të qarkut për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe turistëve në këtë sezon veror.

Për më shumë informacion dhe lajme në kohë reale, qëndroni me BluTV.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-