Vlorë - Procedohen penalisht 5 shtetas për zaptim të hapësirave publike dhe aktivitet tregtar të paregjistruar

Vlorë - Procedohen penalisht 5 shtetas për zaptim të hapësirave publike dhe aktivitet tregtar të paregjistruar

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pesë shtetas për zaptim të hapësirave publike dhe ushtrim të veprimtarive tregtare në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit zyrtar, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve në terren, ka evidentuar pesë raste të shkeljeve në lagje të ndryshme të qytetit.

RASTET E KONSTATUARA
Në lagjen “11 Janari”, shtetasi E. H., 32 vjeç, ushtronte aktivitetin e dhënies me qira të automjeteve në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.

Po aty, shtetasi I. D., 58 vjeç, ushtronte aktivitetin e një “Fast Food”-i në një zonë publike të uzurpuar.

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasit K. B., 39 vjeç, dhe E. F., 46 vjeç, kishin kthyer trotuaret në pika të paligjshme parkimi, pa pasur NIPT, kasë fiskale apo leje për ushtrim aktiviteti.

Në lagjen “10 Korriku”, shtetasi M. I., 64 vjeç, menaxhonte një aktivitet parkimi automjetesh pa licencë dhe me punonjës të paregjistruar.

AKUZAT
Të pesë shtetasit po hetohen për veprat penale:

“Pushtimi i tokës”

“Fshehja e të ardhurave”

“Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar”

“Punësimi i paligjshëm”

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të aksioneve për lirimin e hapësirave publike dhe formalizimin e tregtisë në qytet.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-