Vlorë – Procedime penale për raste të ndryshme në qark, nga narkotikët te aksidentet rrugore

Vlorë – Procedime penale për raste të ndryshme në qark, nga narkotikët te aksidentet rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar një sërë rastesh në Prokurori, pas kontrolleve dhe hetimeve të zhvilluara ditët e fundit në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.

Në Dhërmi, është proceduar penalisht shtetasi F. K., 34 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli nga policia, në automjetin që ai drejtonte u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.

Në Vlorë, Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan penalisht:

Xh. Q., 30 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 28 qershor ka goditur me mjet prerës një 21-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës.

M. B., 66 vjeçe, mjeke gjinekologe në Spitalin Rajonal Vlorë, ndaj së cilës ka bërë kallëzim një qytetar, duke pretenduar se si pasojë e neglizhencës mjekësore, bashkëshortja e tij ka humbur foshnjën ende të palindur.

Në Sarandë, janë proceduar penalisht:

F. T., 59 vjeç dhe V. D., 43 vjeç, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke marrë dëmtime të lehta.

F. M., 54 vjeç, pas një kallëzimi për një konflikt në lagjen nr. 1 me shtetasin R. B.

Në Vlorë, specialistët e qarkullimit rrugor proceduan:

D. D., 26 vjeç, i cili drejtonte një motomjet “Yamaha” pa leje drejtimi dhe u përfshi në një përplasje me dëme materiale me një automjet “Toyota”.

K. R., 17 vjeç, që aksidentoi një këmbësore 51-vjeçare në rrugën “Gjergj Kastrioti”; ajo mori ndihmë mjekësore dhe është larguar në banesë.

M. B., 29 vjeç dhe M. K., 30 vjeç, të kapur duke drejtuar motomjete pa leje drejtimi përkatëse.

Materialet për të gjitha rastet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia e Vlorës vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-