Vlorë – Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike: Dhjetëra gjoba dhe automjete të tërhequra me karrotrec

Vlorë – Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike: Dhjetëra gjoba dhe automjete të tërhequra me karrotrec

Vlorë, 6 korrik 2025 – Strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në qytet dhe në zonat turistike, në kuadër të masave për lirimin e hapësirave publike dhe rrugëkalimeve të zëna nga parkimi i gabuar i automjeteve.

Gjatë 48 orëve të fundit:

Janë vendosur dhjetëra masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë parkuar në mënyrë të gabuar;

Janë larguar me karrotrec automjete që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve të tjera, duke zënë trotuaret, rrugëkalimet për këmbësorë apo segmente të ngushta rrugore.

Parkimi i gabuar jo vetëm që pengon qarkullimin, por dëmton dhe përvojën turistike të qytetit dhe sigurinë e përditshme të banorëve.

Policia e Vlorës apelon për ndërgjegjësim dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të sinjalistikës.
Çdo automjet i parkuar gabim do të ndëshkohet dhe do të tërhiqet menjëherë me karrotrec.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, me qëllim garantimin e një mjedisi funksional, të sigurt dhe të qetë për qytetarët dhe pushuesit që vizitojnë Vlorën gjatë sezonit veror.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-