Vlorë – Policia referon disa raste penale në Prokurori, për vjedhje, konflikt dhe aksident me largim nga vendngjarja

Vlorë – Policia referon disa raste penale në Prokurori, për vjedhje, konflikt dhe aksident me largim nga vendngjarja

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar në Prokurori një sërë materialesh në lidhje me ngjarje të ndryshme të ndodhura në qytet dhe rrethina.

– Në qytetin e Vlorës, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim një 25-vjeçar nga Shkodra, shtetasin G. M., i dyshuar se ka vjedhur një portofol me para dhe sende personale brenda një lokali në lagjen “Partizani”.

– Po në Vlorë, ka nisur procedim penal për shtetasen D. G., 38 vjeçe, me profesion mjeke pediatre, e dyshuar për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

– Ndërkohë, më 19 qershor, rreth orës 11:20, në zonën e “Lungomares”, shtetasit O. H., 37 vjeç, dhe M. D., 41 vjeç, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta. Edhe për këtë rast janë referuar materialet për vlerësim në Prokurori.

– Në Selenicë, policia ka referuar materialet për një përplasje fizike mes dy shtetasve, B. L., 29 vjeç, dhe A. M., 46 vjeç, që kanë goditur njëri-tjetrin me grushte në fshatin Vllahinë.

– Po ashtu, Seksioni i Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë ka shpallur në kërkim një automjet tip “Hyundai”, pas një aksidenti të ndodhur në rrugën “Xher Rashimi”. Drejtuesi i paidentifikuar i automjetit ka përplasur një biçiklist 29-vjeçar, B. S., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I dëmtuari, pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua drejt banesës.

Për të gjitha rastet, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-