Vlorë – Policia parandalon në kohë një konflikt të rrezikshëm, arrestohet 25-vjeçari që goditi disa herë makinën e një të riu

Vlorë – Policia parandalon në kohë një konflikt të rrezikshëm, arrestohet 25-vjeçari që goditi disa herë makinën e një të riu

Një konflikt mes dy drejtuesish mjetesh, në zonën e njohur si "Rrethi i Skelës" në Vlorë, ka rrezikuar të përshkallëzohet në një ngjarje të rëndë, por ndërhyrja në kohë e forcave të rendit ka parandaluar më të keqen.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. H., 25 vjeç, ka goditur disa herë me makinën e tij automjetin e një 18-vjeçari, shtetasit G. D., duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ngjarja është konstatuar nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, si dhe nga patrullat e tjera të Policisë së Vlorës që reaguan menjëherë.

Pasi u neutralizua autori, u kryen veprimet e nevojshme procedurale dhe 25-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-