"Vlorë – Nga kuajt e qëlluar në Llogara te zjarrvënia në Kuç dhe arrestimet në Sarandë"

"Vlorë – Nga kuajt e qëlluar në Llogara te zjarrvënia në Kuç dhe arrestimet në Sarandë"

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka dhënë detaje mbi disa ngjarje të ndodhura ditët e fundit, ku janë marrë masa ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale.

Në lidhje me rastin e “Keqtrajtimit të kafshëve” të ndodhur në parkun e Llogarasë, ku fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj, verifikimet treguan se ishte dëmtuar vetëm njëri prej tyre, me plagë nga armë gjahu. Policia e Orikumit ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin S. M., 55 vjeç, banues në Orikum, ndaj të cilit nisi procedimi penal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një armë gjahu.

Po nga Policia e Orikumit, ka nisur procedimi penal për shtetasin E. G., 33 vjeç, banues në Dukat, i cili më 8 gusht është konfliktuar fizikisht me një 39-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje mjekësore.

Në Vlorë, specialistët e Hetimit të Krimeve kanë shpallur në kërkim L. S., 38 vjeç, i dyshuar se më 7 gusht, në lagjen “24 Maji”, ka tentuar t’i vjedhë varësen një shtetaseje.

Ndërkohë, në Himarë, është proceduar penalisht N. L., 82 vjeç, i dyshuar se në fshatin Kuç ka ndezur zjarr për pastrimin e tokës së tij, i cili më pas është përhapur, duke djegur sipërfaqe me bimësi e shkurre.

Në Sarandë, gjatë kontrolleve të trafikut rrugor janë arrestuar në flagrancë:

- K. B., 25 vjeç, banues në Itali, pasi drejtonte automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

- T. S., 21 vjeçe, banuese në Norvegji, pasi drejtonte automjetin tip “Seat” pa leje drejtimi.

Materialet e të gjitha rasteve janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-