Vlorë/ Mungesa e Hapësirave për Parkim -  Qytetarët Kërkojnë Zgjidhje

Vlorë/ Mungesa e Hapësirave për Parkim - Qytetarët Kërkojnë Zgjidhje

Qyteti i Vlorës po përballet me një sfidë të madhe urbane: mungesën e hapësirave të dedikuara për parkim. Situata është bërë veçanërisht shqetësuese përgjatë segmentit Vlorë–Skelë ku një pjesë e konsiderueshme e vendeve të parkimit janë zënë nga biznese, banka dhe institucione të tjera me leje.

Kjo ka çuar në një mbingarkesë të dukshme të trafikut dhe ka kufizuar aksesin e qytetarëve në hapësirat publike të parkimit veçanërisht në orët e pikut. Si pasojë, qytetarët shprehen të shqetësuar për konfuzionin që krijohet në lëvizjen urbane dhe rrezikun e bllokimeve të trafikut.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje dhe menaxhim më të drejtë
Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse rishikimin e planifikimit të hapësirave publike dhe një menaxhim më të drejtë dhe transparent të tyre. Sipas qytetarëve, një problem tjetër është se shumë hapësira parkimi janë dhënë për përdorim 24 orë nga bizneset, ndërkohë që shumica e këtyre subjekteve nuk operojnë gjatë natës. Ky fakt e bën edhe më të padrejtë mungesën e aksesit për përdorim publik, sidomos mbas orarit të aktiviteteve të bizneseve.

Një kërkesë për ndryshim në menaxhimin urban të qytetit.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-