Vlore – Konflikt i dhunshëm në zonën e Ujit të Ftohtë, 57-vjeçari plagoset me armë të ftohtë

Vlore – Konflikt i dhunshëm në zonën e Ujit të Ftohtë, 57-vjeçari plagoset me armë të ftohtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Ujit të Ftohtë pranë një hoteli në Vlorë, ku një konflikt mes 15 personash ka degraduar në përplasje fizike dhe përdorim të armëve të ftohta.

Si pasojë e sherrit, një 57-vjeçar me inicialet G.V. ka mbetur i plagosur rëndë me një goditje në kraharor, shumë pranë zemrës, duke rrezikuar jetën. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për mjekim të specializuar.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00, ndërsa forca të shumta policore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën. Policia ka nisur hetimet intensive dhe ka shoqëruar katër persona për t’u marrë në pyetje dhe për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.

Zona ku ndodhi ngjarja është shumë e frekuentuar nga pushues vendas dhe të huaj, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek komuniteti dhe turistët në Vlorë.

Policia e Vlorës po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë episod të rëndë.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-