Vlorë – I vuri flakën banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari

Vlorë – I vuri flakën banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se i vuri zjarrin qëllimisht banesës së hallës së tij, për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi më datë 8 korrik 2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë nisën veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike të siguruara në vendngjarje, rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Si pasojë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, flakët u neutralizuan pa shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në banesën e 56-vjeçares.

Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-