VLORË – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë me dije se janë referuar në Prokurori disa raste për vepra penale të ndryshme të ndodhura në qytetet e Vlorës, Himarës dhe Sarandës.
Në Vlorë, ka nisur procedimi penal për shtetasin E. Xh., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka kryer veprime me vetëgjyqësi në një apartament për të cilin pretendon bashkëpronësi me një shtetas tjetër.
Në Himarë, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pas kallëzimit të bërë nga një 42-vjeçar, i cili e akuzon për vjedhjen e një shume prej 150 eurosh.
Në Sarandë, është referuar në Prokurori rasti i shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Ksamil, pas kallëzimit të një 22-vjeçareje, e cila pretendon se ai e ka kanosur, ofenduar dhe ka penguar qytetarët të frekuentojnë plazhin që administrohet nga familja e saj, duke i shkaktuar kështu dëm ekonomik.
Hetime edhe për dy vatra zjarri në Sarandë dhe Ksamil
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar gjithashtu dy raste zjarresh, për të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga shkaqe natyrore:
Në “Kodrën e Lëkurësit”, ku është djegur një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, e pyllëzuar me bar të thatë dhe shkurre.
Në lagjen nr. 3, Ksamil, në zonën e njohur si “Kodra e Bajames”, ku janë djegur rreth 4 hektarë tokë me shkurre.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente