Vlorë – Gjendet i pajetë 80-vjeçari i shpallur i humbur dy ditë më parë

Vlorë – Gjendet i pajetë 80-vjeçari i shpallur i humbur dy ditë më parë

Xhevat Celomenaj, 80 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa të shtunën në mesditë dhe ishte shpallur i humbur nga familjarët, është gjetur sot pa shenja jete.

Policia bëri të ditur se trupi i të moshuarit u gjet rreth orës 10:00 në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Sipas familjarëve, Celomenaj kishte dalë të shtunën për një shëtitje drejt Plazhit të Vjetër, por nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-