Vlorë, 6 korrik 2025 – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë vijuar me intensitet veprimtaritë operacionale dhe hetimore, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, goditjen e paligjshmërisë dhe menaxhimin e situatës gjatë sezonit turistik.
Kapet një shtetas në kërkim për veprimtari narkotike
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin I. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte në kërkim, pasi më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sativa.
Arrestime dhe procedime për vepra penale të ndryshme
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
– Arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më 05.07.2025, për motive pronësie, ka përndjekur një 61-vjeçar.
– Proceduan penalisht shtetasin A. A., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili, gjatë një konflikti për disa punime ndërtimi në një pallat në lagjen “1 Maji”, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin P. Sh., 48 vjeç.
– Referuan materialet në Prokurori për konflikt fizik e verbal mes disa shtetaseve, të ndodhur më 05.07.2025 në lagjen “Kushtrimi”, ku janë përfshirë F. F., R. I., A. R. dhe A. M., për motive të dobëta.
Aksidente rrugore dhe shkelje të rregullave të qarkullimit
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë marrë masa ndaj disa drejtuesve mjetesh:
– Arrestuan në flagrancë A. B., 20 vjeç, banues në Laç, pasi më 05.07.2025, në aksin Sarandë–Delvinë, si pasojë e një parakalimi të gabuar, ka shkaktuar përplasje me një mjet tjetër. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.
– Arrestuan në flagrancë O. P., 26 vjeç, banues në Xarrë, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe ka aksidentuar një grua 49-vjeçare në rrugën “Dea”, Sarandë. Fatmirësisht, ajo është larguar për në banesë pas ndihmës mjekësore.
– Nisën procedim penal për I. Ç., 71 vjeç, i cili, më 05.07.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, ka përplasur një 79-vjeçare në vijat e bardha. Viktima ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente