Vlorë – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka ndërmarrë disa veprime procedurale ndaj shtetasve të përfshirë në vepra penale, të kryera në qytetet Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Në njoftimin zyrtar, strukturat e hetimit të krimeve kanë kryer arrestime, kanë shpallur në kërkim disa persona dhe kanë nisur procedime penale për raste të ndryshme.
Në Vlorë, u morën këto masa:
U arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 37 vjeç, pasi më 23.06.2025, u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke tentuar të vjedhë një automjet tip “Benz”.
U shpall në kërkim shtetasi L. S., 52 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Kaninë, ka kanosur me armë gjahu komshiun e tij, shtetasin F. K.
U procedua penalisht shtetasi A. Gj., 58 vjeç, pasi në urën e Mifolit, ka dëmtuar një autobus dhe ka kanosur verbalisht drejtuesin e mjetit.
U procedua penalisht shtetasja N. M., 37 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për vjedhje dokumentesh dhe kundërshtim ndaj punonjësve të Policisë.
Po ashtu, u referuan materiale për shtetasin G. S., i cili më 20.06.2025, ka goditur me pëllëmbë një shtetas tjetër gjatë një konflikti në lagjen “Pavarësia 3”.
Në Himarë, u shpall në kërkim shtetasi M. B., 33 vjeç, banues në Pogradec, i kallëzuar nga shtetasi B. D. për dhunë fizike me grushte dhe një send metalik në zonën e Livadhit. Vijon puna për kapjen e autorit dhe identifikimin e një bashkëpunëtori të dyshuar.
Në Sarandë, u shpall në kërkim D. B., 23 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 ka goditur me mjet prerës një shtetas 47-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të gjitha materialet janë referuar në Prokuroritë përkatëse për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente