VLORË – Arrestime dhe procedime penale për drogë, dhunë dhe shkelje të masave të sigurisë

VLORË – Arrestime dhe procedime penale për drogë, dhunë dhe shkelje të masave të sigurisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa arrestime dhe janë nisur procedime penale për vepra të ndryshme penale, në qytetet Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Ksamil.

– Në Dhërmi, u arrestua 26-vjeçari A. L., pasi iu gjetën 4 doza kokainë. Ndërkohë në Sarandë, 34-vjeçari E. P. u arrestua me 3 doza cannabis.

– 30-vjeçari A. Z., në Vlorë, u kap nga “Shqiponjat” duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën “vjedhja”.

– Për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes është proceduar penalisht shtetasi E. J., 33 vjeç.

– Në Himarë janë proceduar penalisht disa shtetas pas kallëzimeve për goditje fizike dhe ofendime, mes tyre edhe një rast kundërshtimi ndaj policisë nga shtetasja I. Ll., 53 vjeçe.

– Në Sarandë, shtetasi Ç. K., 56 vjeç, u kallëzua për dhunë ndaj tre punonjësve të Ujësjellësit, të cilët u proceduan gjithashtu për përfshirje në konflikt.

– Në Ksamil u arrestua një 22-vjeçar me banim në Londër, pasi në gjendje të dehur, përplasi makinën me murin e një banese.

Policia e Vlorës vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo paligjshmëri.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-