Në ambientet e Prefekturës së Qarkut Vlorë, u zhvillua këtë të enjte një takim ndërinstitucional me fokus parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, një fenomen që mbetet shqetësim i vazhdueshëm edhe në Shqipëri.
Të pranishëm në takim ishin drejtues të institucioneve lokale, përfaqësues nga Policia e Shtetit, Policia Kufitare, si dhe aktorë të tjerë që ndjekin nga afër dhe në vazhdimësi këtë problematikë.
Në hapje të takimit, Prefekti i Qarkut Vlorë, Plator Nesturi, theksoi se duhet një vëmendje e shtuar ndaj këtij fenomeni, sidomos në periudhën e sezonit turistik, kur qarkullimi dhe prania e shtetasve të huaj dhe grupeve të margjinalizuara është më e lartë.
“Edhe pse deri më tani nuk kemi raste konkrete të evidentuara në territorin e Vlorës, kjo nuk do të thotë se rreziku nuk ekziston. Gjatë sezonit turistik kërkohet vëmendje dhe bashkëpunim i ngushtë mes strukturave shtetërore dhe aktorëve të tjerë për të parandaluar çdo rast të mundshëm,” – u shpreh Nesturi.
Takimi u cilësua i rëndësishëm në kuadër të forcimit të masave kundër trafikimit, me fokus të veçantë në evidentimin, raportimin dhe menaxhimin e rasteve të mundshme, në kohë reale.
Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon vazhdimësi, ndërgjegjësim dhe bashkërendim veprimesh, sidomos në zona me prani të lartë turistike siç është Vlora.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente